Tregu i madh elektrik në Tiranë po shërben si indikator që po tregon se si pragmatizmi shqiptar po mundohet të sfidojë krizën energjetike. Nga malli
Tregu i madh elektrik në Tiranë po shërben si indikator që po tregon se si pragmatizmi shqiptar po mundohet të sfidojë krizën energjetike. Nga malli që blihet, aty mund të kuptosh se si është shtresëzuar shoqëria shqiptare. Një i varfër blen qiri, ndërsa një familje me të ardhura të mesme ndriçues që karikohen. Intuita i ka çuar tregtarët deri në Kinën e largët nga ku po vijnë çdo ditë burime shtëpiake të energjisë me çmime të lira që rriten në tregun vendas.
En Albanie, sapo përmendet emri “krizë”, për bizneset që mund të përfitojnë nga gjendja ai vetëkonvertohet në “spekulim”. Çmimet e artikujve alternativë për energjinë elektrike janë të gjitha në rritje, që nga hidrokarburet e deri te llambat me bateri. Kriza energjetike dëmton shumicën e bizneseve, por ndodh që ndihmon ca të tjera. Ata që shesin artikujt e mësipërm, padyshim po dalin të fituar nga kriza.
Në mungesë të energjisë, shqiptarët përpiqen të gjejnë një zgjidhje sa më të përshtatshme, gjithsecili sipas mundësive. Bizneset nuk mund të bëjnë më pa gjeneratorë dhe natyrshëm vjen rritja e kostos së energjisë. Vetëm për një bar-restorant të përmasave të mëdha energjia e prodhuar me gjeneratorë kushton rreth 150 mijë lekë në muaj. Për bizneset industriale shifra rritet disa herë. Kjo rritje e kostos së energjisë ka sjellë edhe rritje të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve për klientët.
Ndërsa konsumatori familjar ndahet mes llambave të emergjencës për ndriçim dhe gazit për gatim e ngrohje. Por ndërkohë, tregtarët nuk kanë humbur kohë për të shtrenjtuar edhe këta artikuj, që tani kushtojnë rreth 20% më shumë.
Bizneset i falen gjeneratorit …
Bizneset e vogla dhe të mesme e kanë kuptuar që nëse duan të vazhdojnë aktivitetin, duhet të pajisen me gjeneratorë. Një gjenerator i përmasave minimale për një biznes (5 KW) kushton rreth 2000 euro. Çmimet rriten sipas shtimit të fuqisë së gjeneratorit.
Gjeneratorët që kategorizohen si të fuqishëm fillojnë nga 30 KW dhe kushtojnë 10 mijë euro.
Për uzinat dhe fabrikat e mëdha ka gjeneratorë edhe mbi 700 KW, por që kanë një kosto marramendëse dhe shiten pak në Shqipëri.
Këtu bëhet fjalë për marka të prodhuara në BE dhe të hyra në mënyrë legale. Ndërsa më lirë (70 –80 mijë lekë për një njësi 4-5 KW) mund të blihen gjeneratorë të prodhimit kinez.
Njëri prej importuesve kryesorë të gjeneratorëve mohon kategorikisht që çmimi i tyre të ketë pasur ndonjë rritje, megjithë shtimin e kërkesës. Dans son, konkurrenca nuk lejon rritje çmimesh, aq më tepër për shkak të pranisë masive në treg të gjeneratorëve kinezë, që kanë një çmim shumë më të lirë.
Prodhimi i energjisë elektrike me karburant ka një kosto shumë të lartë, po të kemi parasysh që një gjenerator i përmasave minimale konsumon rreth një litër naftë ose benzinë për çdo orë që përdoret.
Duke llogaritur rreth 10 orë ndërprerje në ditë, energjia u kushton bizneseve të paktën 1100 – 1300 lekë në ditë, e llogaritur kjo për një gjenerator 5 KW që punon me naftë.
Në varësi të forcës së gjeneratorit dhe karburantit që e vë në punë, shifra mund të rritet disa herë. P.sh., një gjenerator 30 KW me benzinë harxhon 3 litra karburant në orë, që kushton afërsisht 500 lekë. E shumëzuar me 10 orë ndërprerje, kjo jep 5 mijë lekë në ditë, ou 150 mijë lekë në muaj. Kësaj shifre i duhen shtuar edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe amortizimit.
Specialistët këshillojnë gjeneratorët me benzinë, sepse ata garantojnë një funksionim më të mirë të aparatit. Përdorimi i gjeneratorëve me benzinë ka kosto më të lartë përdorimi, ndërsa çmimi i blerjes është pak më i ulët se për ata me naftë.
Duhet thënë që përdorimi i gjeneratorëve është një zgjidhje e sforcuar, sepse ata nuk janë bërë për të punuar me orë të zgjatura. Përdorimi deri në 10 orë në ditë shpejton amortizimin dhe ul rendimentin e tyre.
Également, energjia e prodhuar me gjeneratorë mund të dëmtojë të gjitha pajisjet që furnizon, sepse gjeneratori e prodhon energjinë me luhatje të ndjeshme tensioni.
Një zgjidhje tjetër, jo shumë e përhapur, është energjia me sisteme UPS të quajtura inverter. Ky sistem konsiston në një UPS me fuqi 3 KW, i cili suportohet nga bateri 100 W të lidhura në paralel. Njësia qëndrore kushton 800 euro, ndërsa bateritë mbështetëse 100 euro secila.
Kohëzgjatja e përdorimit varet nga numri i baterive (sigurisht të rikarikueshme) që lidhen me aparaturën UPS qëndrore. As kjo nuk është një metodë shumë e përshtatshme për ndërprerjet e gjata, sepse bateritë duhen rikarikuar përditë dhe rendimenti i tyre bie shumë shpejt.
…ndërsa populli llambave me bateri
Të vetmit gjeneratorë me çmime të përballueshme janë ata me fuqi minimale, 700-800 W. Me një forcë të tillë mund të garantohet vetëm ndriçimi dhe funksionimi i aparateve televizivë, ndaj ata nuk mund t’i shërbejnë asnjë lloj biznesi për zhvillimin e aktivitetit. Një ekzemplar të këtyre përmasave, prodhim kinez, mund ta blesh edhe 10 mijë lekë të reja. Por natyrisht që edhe ata kanë kosto karburanti, ndaj pak familje shqiptare përdorin një zgjidhje të tillë.
Nëse gjeneratorët janë tepër të shtrenjtë për masën e gjerë të njerëzve, rruga e mesme për të mos iu dorëzuar qiririt, janë llambat e neonit me bateri. Sipas tregtarëve të shumicës, neonet me bateri të rikarikueshme po shiten me mijëra çdo ditë. Njëri prej tyre dëshmon se ka shitur edhe 500 njësi brenda një dite. Blerësit janë të të gjitha kategorive, që nga njerëzit e thjeshtë e deri tek tregtarët e rretheve që furnizohen në Tiranë.
Rritja e vrullshme e kërkesës ka sjellë një rritje të menjëhershme të çmimit shpesh edhe në nivele abuzive. Duke biseduar me tregtarët e tregut elektrik, shumica e tyre të thoshin se çmimet për momentin nuk janë rritur. Sipas tyre, këta lloj ndriçuesish kushtonin 1200-1500 lekë më të thjeshtët dhe deri në 2500-2700 lekë më cilësorët.
Mirëpo ishim vetë dëshmitarë të faktit që, kur iu afroheshim si blerës për të pyetur, tregtarët na jepnin çmime 100-200 lekë më të shtrenjtë se ato që na thanë ne. P.sh., për një llambë neoni me bateri, të prodhimit kinez, që sipas tregtarëve kushtonte 1500 lekë dhe nuk kishte pësuar rritje çmimi, blerësve u kërkoheshin 1600-1700 lekë, madje në një rast të veçantë edhe 2 mijë lekë për të njëjtën lloj llambe.
Kujtojmë gjithmonë se këtu bëhet fjalë për tregun e shitjes me shumicë, në të cilin furnizohen shumica e tregtarëve që shesin me pakicë në pjesën më të madhe të vendit. Ndaj nëse blerësi nuk merr rrugën deri në tregun elektrik, llambat e emergjencës në dyqanet e pakicës mund t’i blejë me çmime edhe më të larta se ato që përmendëm.
Nga sa vumë re, shumica e njerëzve i dorëzoheshin kërkesave të shitësve dhe blenin me çmimin që u ofrohej.
Në mungesë të një çmimi të afishuar, siç e kërkon rregullorja fiskale, tregtarët e rritnin çmimin edhe me minuta, sipas përshkallëzimit të kërkesës.
Ky është një tjetër shembull i funksionimit kaotik të tregjeve shqiptare, ku askush nuk e di me saktësi sa shitet dhe për to nuk mbahet asnjë lloj dokumentacioni. Nga njëra anë shteti humbet pjesën që i takon në taksa, nga ana tjetër konsumatorët bien pre e manovrave të tregtarëve në raste krizash.
Për gatim dhe ngrohje nuk ngelet zgjidhje tjetër veç gazit, që në këtë periudhë është rritur me 20% dhe tani kushton 120 lekë për litër.
Malli i zakonshëm nuk shitet
Kriza energjetike në vend pothuajse ka shumëzuar me zero shitjet e pajisjeve shtëpiake elektrike. Nëse në treg është rritur vrullshëm shitja e llambave të emergjencës, ka rënë në nivele të papërfillshme shitja e pajisjeve që përcjellin elektricitetin. Llambat e zakonshme, prizat, telat përcjellës dhe gjithë artikujt e tjerë të këtij lloji pothujase nuk shiten më. Tregtarët kanë arritur të kapin me përsosmëri mundësinë e kompensimit të fitimeve, duke rritur në mënyrë të shpërpjestuar çmimet e atyre produkteve për të cilët njerëzit kanë më shumë nevojë, ndriçuesit e emergjencës.
Fare pak fjalë
Një krizë e rëndë energjetike natyrisht nuk e ka zgjidhjen te gjeneratorët e ca më pak te qirinjtë. Ka ditë që ekspertë e politikanë po flasin për zgjidhjen e madhe deri sa një ditë do të kemi drita 24 orë në shtëpitë tona. Kaq sa ju treguam se çfarë ndodh këto ditë në tregun e madh elektrik të Tiranës është fare pak, por pse të mos guxojmë të themi se ndoshta një politikë tregtare, doganore apo fiskale qoftë edhe e momentit ndoshta do t’i ndihmonte qytetarët të kishin më shumë burime alternative të energjisë dhe ndriçimit me kosto më të lirë.
Një vit më parë ish qeveria socialiste hoqi taksën për lëndën e parë që përdoret për prodhimin e qiririt, çka do të nxiste prodhimin vendas. Pa u treguar cinik, kriza e këtij viti tregoi se ndoshta ky ishte vendimi më vizionar i qeverisë. Ndoshta ia vlen që edhe për disa produkte apo burime të tjera të energjisë alternative të jepen përparësi që lehtësojnë tregtimin e tyre.








