real estate llc agents – shop estate agents – rent in albania

Një studim i GMA Capital Markets Limited (GMA) ka identifikuar shoqëritë, me të cilat mund të punohet për t’u listuar në Bursë, si dhe llojet e

October 21, 2012AdminUncategorized0



Një studim i GMA Capital Markets Limited (GMA) ka identifikuar shoqëritë, me të cilat mund të punohet për t’u listuar në Bursë, si dhe llojet e letrave me vlerë që mund të tregtohen në bursë. Midis alternativave, bursë rajonale, apo zhvillim të Bursës së Tiranës, GME rekomandon të dytën.
Kanë mbetur ende shpresa për të zhvilluar një bursë në Shqipëri. Një studim i GMA Capital Markets Limited (GMA), i realizuar në përiudhën nëntor 2003 dhe maj 2004, (Monitor e zotëron të plotë këtë studim) ka identifikuar disa shoqëri shtetërore, por dhe private, të cilat mund të listohen në Bursën e Tiranës, llojet e letrave me vlerë që mund të tregtohen në të, blerësit e mundshëm të këtyre letrave etj. Qëllimi kryesor i GMA-së (i kontraktuar nga Ministria e Financave dhe Banka Botërore) ishte përgatitja e një plani strategjik për zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Pro dhe
kundër Bursës

GMA, në raportin e saj identifikon disa faktorë që mbështesin zhvillimin e një tregu kapitalesh në Shqipëri, por dhe faktorë të tjerë që janë kundër. Rezultantja e pro dhe kundër është në favor të krijimit të një burse efektive dhe zhvillimit të tregut të kapitaleve.

Pro

-Siguron burime financimi për ndërmarrjet, institucionet financiare dhe qeverinë. Nga bisedat e anëtarëve të GMA-së me drejtues të komunitetit të biznesit ka rezultuar një kërkesë në rritje për fonde. Inoltre, disa drejtues nxorën problemet e hasura me bankat, që duhet ende të rrisin kapacitetet e tyre për të kredituar, si dhe faktin që bankat janë shumë të mbështetura në kolateral. Këta drejtues e mirëpritën idenë për të emetuar letra me vlerë pronësie dhe borxhi. Edhe diskutimet me drejtues të Bashkisë së Tiranës u identifikua kërkesa për fonde shtesë nga tregu i kapitaleve, kryesisht për të financuar projektet lokale të zhvillimit të infrastrukturës. Nga ana e tyre, edhe bankat duhet të jenë të interesuara për të përdorur tregun e kapitaleve, duke emetuar obligacione. Così, do të krijohet mundësia për të dhënë hua afatgjatë për klientët, sidomos për ata që nuk kanë akses direkt në tregun e kapitalit.
-Mobilizimi i kursimeve të brendshme dhe kapitalit.
-Sjell më shumë para në sektorin formal. Sipas vlerësimeve të GMA (pas këshillimeve me ekspertë të Ministrisë së Financave) 60% e ekonomisë shqiptare është jashtë sektorit formal.
-Krijon besim, sidomos në institucionet financiare dhe ndërmarrjet.
-Nxit publikun e gjerë të jetë pronar i letrave me vlerë të ndërmarrjeve publike.
-Nxit një balancim midis kursimeve dhe konsumit.
-Mekanizëm për blerësit dhe shitësit të tregtojnë letrat me vlerë; investitorët kanë nevojë për tregun e kapitaleve për të gjetur likuiditetet që iu duhen dhe një treg i organizuar ofron më shumë mundësi, sesa tregu i zi.
-Promovon Shqipërinë si një vend me ekonomi të qëndrueshme në rritje.
-Ndihmon në tërheqjen e investitorëve të huaj.
-Ndihmon në zhvillimin e institucioneve dhe skemave afatgjata të kursimeve.
-Ndihmon në administrimin e borxhit publik.
-Ndihmon në procesin e privatizimit. GMA rekomandon fort qeverinë që të përdorë tregun e kapitalit si një metodë shtesë në shitjen e pasurisë shtetërore, çka e parashikon dhe ligji. Tregu i kapitaleve i siguron qeverisë fleksibilitet në kushtet dhe metodat e përdorura për privatizim, si dhe ofron më tepër transparencë.

Kundër

-Ekonomi shumë e vogël: Ky argument bazohet në supozimin se ka një madhësi minimale të një ekonomie që siguron një zhvillim formal të tregut të kapitaleve. Tuttavia, Maqedonia ka një bursë, ndonëse është një ekonomi më e vogël se e jona.
-Shumë para jashtë sektorit formal, çka nënkupton një besim të pakët, sidomos tek institucionet financiare.
-Ndërmarrjet mund ta rrisin kapitalin nëpërmjet tregut informal.
-Mungesa e vullnetit politik.
-Qeverisja e ndërmarrjeve, nivel i ulët. GMA konstaton se standardet e qeverisjes së ndërmarrjeve në Shqipëri janë akoma primitive. Vetëm një pjesë e vogël e ndërmarrjeve kanë njohuri të pakta se çfarë përmban qeverisja e ndërmarrjeve. D'altronde, me përjashtim të bankave (të cilat auditohen në bazë të standardeve ndërkombëtare), cilësia e auditimit në Shqipëri është shumë e ndryshueshme dhe shpesh e varfër.
-Nuk ka nxitës për ata që duan të listohen në bursë.
-Risku politik dhe i qeverisjes.

Alternativa: bursë rajonale
apo Bursa e Tiranës

Mes idesë për hyrjen në një bursë rajonale dhe asaj të zhvillimit të Bursës së Tiranës, GMA rekomandon alternativën e fundit.
Edhe pse shihet si një zgjidhje e mirë që Bursa e Tiranës të bëhet degë e një tregu rajonal, përsëri ka disavantazhe si p.sh., mosnjohja e tregut shqiptar; mospërputhjet e rregulloreve; mungesa e interesit nga vendet e tjera. Sipas GMA-së, zgjidhja më e mundshme është zhvillimi i Bursës së Tiranës, e cila ka disa përparësi: mbron më mirë interesat kombëtare; ekziston si strukturë, ka një kuadër rregullator; ofron mundësinë e një tregu të rregulluar etj.

Termini di ricerca in arrivo:

È possibile seguire tutte le risposte a questo articolo tramite il RSS alimentare. È possibile Lascia un commento, o trackback dal tuo sito.

Tagged , , , , , , , , , , ,